Rreth nesh
Historia jonë
Historia e Restorant Erzeni fillon në vitin 2001. Është një ëndërr familjare që lindi në zemër të një familjeje shqiptare. Babai dhe nëna, me përkushtim dhe dashuri për traditën, krijuan një restorant familjar pranë lumit Erzen.
Qëllimi ishte i qartë: ushqimi të mos jetë thjesht një pjatë në tavolinë. Ai duhej të ishte një përvojë mikpritjeje shqiptare. Për këtë përdorën produkte të freskëta vendase dhe respektojnë recetat tradicionale.
Me kalimin e viteve, dy vëllezërit u bënë shtylla kryesore të restorantit. Bashkëshortet e tyre sollën ngrohtësinë dhe kujdesin për çdo detaj.
Sot, fëmijët e familjes janë rritur mes aromave të kuzhinës tradicionale. Ata janë dëshmitarë të një historie që vazhdon më shumë se dy dekada. Ata përfaqësojnë brezinin e ardhshëm që do ta mbajë gjallë këtë pasion.
Restorant Erzeni në Tiranë nuk është vetëm një biznes. Është një shtëpi ku mblidhen gjenerata. Është një vend ku takohen miq të rinj e të vjetër dhe ku krijohen kujtime. Çdo vizitor trajtohet si pjesë e familjes. Ushqimi nuk është vetëm shije, por kujtim dhe histori.
Sekreti i suksesit tonë qëndron tek lidhja familjare, respekti për traditën dhe dëshira për t’i dhënë çdo klienti një eksperiencë të paharrueshme. Që nga viti 2001, çdo pjatë që del nga kuzhina jonë bart një copëz zemër, një copëz historie dhe një copëz dashurie.
Vendndodhja pranë natyrës, buzë lumit Erzen, ku freskia dhe qetësia janë pjesë e përvojës suaj.
Kuzhina tradicionale shqiptare, me gatime të përgatitura me produkte të freskëta nga fermerët vendas.
Kopshti ynë i jashtëm, i rrethuar nga gjelbërimi, që ofron një ambient ideal për familjet dhe festat.
Specialitetet tona
Tavë dheu
